Kryesore

Presidenti grek Pavlopulos “kërcënon” sërish Shqipërinë: Eshtë koha të ndryshojë qëndrim

17:31 - 21.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Presidenti i Greqisë, Prokop Pavlopulos vijon t’i dërgojë mesazhe “kërcënuese” Shqipërisë.

Këtë herë, Pavlopulos ka kërkuar nga Shqipëria të “ndryshojë qëndrim”. Se për çfarë, nuk ka thënë, por bazuar në deklaratat e mëparshme mendohet ta ketë në lidhje me çështjen çame.Teksa vizitoi një muze të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, Pavlopulos tha: “Është koha për Shqipërinë, që tani aspiron të bëhet anëtare e familjes europiane, të ndryshojë qëndrim. Dhe është ngushëlluese kur sheh që po fillon të ndryshojë, për aq kohë sa përfundimi është i mirë”.Presidenti grek në vijimësi e ka kërcënuar Shqipërinë  pa marrë përgjigje nga autoritetet shqiptare.




Në shkurt, Presidenti Pavlopulos tha se Shqipëria gabon rëndë nëse vijon me pretendimin për çështjen çame.Presidenti grek kujton integrimin në BE, duke kërcënuar me veto se nëse vijohet në këtë drejtim, Shqipëria rrezikon të ardhmen europiane.

“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE” deklaroi ai.

Ndërkohë, pak më herët, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje homologut të tij grek, se të tilla qëndrime të vendit fqinj nuk i shërbejnë politikës bashkëpunuese në Ballkan dhe fqinjësisë së mirë.“Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos nuk është në sintoni me Bushatin dhe Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok” tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.