AKTUALITET

U arrestuan si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, shpallen të pafajshëm ish-boksieri dhe ish-trajneri i Kombëtares

11:57 - 22.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm Ish-trajnerin e  Kombëtares së Femrave Armir Grima, ish-boksierin e  Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi. Këtë persona dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”, por sot gjykata vendosi përfundimisht në favor të tyre.




Gazetari i “BalkanWeb” , Senad Nikshiqi raporton se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë për tre të arresturit, ndërkohë që në gusht të këtij vit,  çështja u transferua nga Krimet e Renda tek Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër për moskopetencë.

Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash. Pas shqyrtimit,  gjykata e Shkodrës u bind dhe më pas dha pafajësinë për te tre këta shtetas.

Ish-boksieri u arrestua pasi dyshohej se ishte i përfshirë në organizatën kriminale “Bajri” dhe për “Grup të strukturuar kriminal”, ndërsa ish-trajneri i Kombëtare së Femrave  Armir Grima ishte në hetim për trukim ndeshjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.