Kosova

Kurti konfirmon marrëdhënien e ngrirë me Ramën, kryeministri as nuk e uroi për fitoren

12:07 - 23.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albin Kurti ka publikuar në rrjetet sociale letrat që ka marrë pas fitimit të zgjedhjet. Ashtu si vetë kandidati për kryeministër thotë atë e ka uruar kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Por ajo që bie në sy është se Kurti nuk ka marrë një urim nga kryeministri Rama.




Statusi i Albin Kurtit

Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.