Aktualitet

Rama zbulon çfarë diskutoi me Merkel, Fevziu: Pse s’ka punë tjetër ajo të flasë me ty në telefon?

21:57 - 24.10.19 Gazeta Shqiptare

Kryeministri Edi Rama tha se ka folur për 45 minuta në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka diskutuar se si do të punohet për zgjidhjen e situatës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tani që negociatat nuk u hapën.



Gjatë debatit me gazetarin Blendi Fevziu, nuk ka munguar as batuta e këtij të fundit, i cili me habi e ka pyetur “Pse ska punë tjetër ajo (Merkel” të flasë në telefon për 45 minuta me ty?”.

Debati:

Edi Rama: Kancelarja më mori në telefon

Fevziu: Po pse mo s’ka punë tjetër ajo?

Edi Rama: Tani ti lemë këto ofendime, se është njësoj si të them unë pse s’kam punë tjetër po të flas me ty tani

Fevziu: Çfarë folët

Edi Rama: Kur kancelarja gjermane merr në telefon, dhe për çfarë flet? Si ndodhi, për çfarë ndodhi? Dhe si mund të punojmë bashkarisht që kjo që ndodhi të riparohet. Dhe kush është zgjidhja? Që ne duhet të punojmë së bashku.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *