Kronikë

Drogë e municione në shtëpi, arrestohen 5 persona në Mirditë

10:20 - 25.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Mirditës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, organizoi  operacioni policor i koduar ‘’Bulshar’’, ku u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit J. N ,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.




Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë. Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. RR., K.L dhe N. RR., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit N. L.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.