Sociale

“Kap ça të kapësh”/ Pas skandalit të “Syrit të Kaltër”, parku i Drilonit do jepet me koncension për 1500 euro

18:26 - 31.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Procedurat që parashikonte kontrata për dhënien me qira të kabinave të drurit tek “Syri i Kaltër” janë pezulluar nga Ministria e Financave.




Vlera minimale e ofertave kapte shifrën e 72 mijë e 500 lekëve në muaj, pra rreth 600 euro, që është konsideruar si një shumë mjaft e ulët, duke marrë në konsideratë preferencat për këtë pikë turistike me një fluks shumë të lartë vizitorësh.

Nga një hulumtim i kryer nga televizioni “Top Channel”, ka rezultuar se për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ministri përgjegjëas, Blendi Klosi, i pyetur nga mediat për çështjen në fjalë e quajti ankandin “anomali të institucioneve”.

Prej 20 vjetësh, këto kabina jepen me qira me një çmim edhe më të ulët, prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj. Ndërkohë, shoqëria që e administron “Albtourist TO”, ka katër vjet që është në vështirësi financiare, që ka si indikator më të prekshëm mungesën e pagave për punëtorët.

Paralelisht me anulimin e ankandit për “Syrin e Kaltër”, një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenada zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët. Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Si edhe në precedentin e mësipërm, edhe në këtë rast, Ministria e Mjedisit ka dhënë miratimin e saj. Në njoftimin e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) shkruhet se dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.