Kryesore

Moshapja e negociatave, Palmer flet në Shkup: Parisit ia kemi bërë të qartë zhgënjimin, nuk ka kushte të reja

10:40 - 03.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është shprehur nga Shkupi se Amerika ia ka bërë të qartë Parisit zhgënjimin për “Jo”-në e negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.




“Sigurisht se ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë francez, në nivel shumë të lartë, se jemi thellësisht të zhgënjyer me pozitën që Parisi mori në Këshillin Evropian dhe e kemi inkurajuar Francën që të punojë me partnerët e saj në BE në kërkim të një konsensusi duke përfshirë çfarëdo diskutimesh që mund të jenë të nevojshme për vetë procesin e zgjerimit”, ka thënë Palmer nga Maqedonia e Veriut.

Në një intervistë për Alsat, Palmer ka shtuar se vendet e BE nuk vendosën kushte të reja as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ishte një “jo”, nuk u vendosën kushte të reja. Reflekton realitetin e pamundësisë së Këshillit për të arritur një konsensus akoma, por kjo nuk nënkupton që ata nuk do të vazhdojnë të punojnë për arritjen e një marrëveshje për këtë gjë, në një të ardhme të afërt dhe SHBA-të do të bëjnë presion këtë, do ta shtynë këtë dhe do të lobojnë për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë në këtë proces”, ka thënë më tej Palmer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.