KULTURË

Dom Artur Jaku: Kisha lumturoi vetëm martirët që arriti të dokumentonte

15:53 - 04.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspozimi i heronjve në bulevard ka ngjallur reagime të shumta. Kjo pasi mes tyre historianë e studiues kanë shquar emra të përfshirë në krime pas luftës. Dje, meshtari nga Shkodra, Dom Artur Jaku që ka qenë pjesë e meshës për lumturimin e martirëve ka dhënë shembullin e ndjekur nga kisha, për nderimin e martirëve të saj.




Postimi i tij i plotë:

Do të ishte vërtetë e trishtë dhe dëshpëruese,  që në të njëjtin vend ku u nderuan klerikët e dënuar e pushkatuar nga regjimi komunist, të nderoheshin edhe figura për të cilat historianët kanë dyshime e dokumente që tregojnë se kanë marrë pjesë në këto masakra.

Kisha, shpalli si fillim, lumnimin e vetëm 38 martirëve, vetëm e vetëm, se nuk arriti të shoshiste e dokumentonte katërcipërisht, historitë e emrave të tjerë që humbën jetën gjatë regjimit dhe prej regjimit. Pikërisht për të mos fyer disa figura, në mesin e tyre, përkrah tyre dhe si ata, nuk duhen nderuar të tjerë.

Do të ishte ende më e trishtë, që 75 vite pas luftës, të vinim përkrah ata që vërtetë dhanë jetën për atdhe, me ata që vranë shqiptarë të tjerë në rrethana të paqarta.

Nuk mundemi më t’i nderojmë të gjithë, duhet tashmë të dimë para kujt të përulemi.

Dhe mos të harrojmë, siç thoshte Molieri: “Nuk është faj i madh të mos dish të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.