BOTA

Matthew Palmer në Serbi vendos orkidenë-simbol të ushtrisë serbe gjatë Luftës I Botërore, Vuçiç e falenderon

20:42 - 04.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv/ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ishte sot në një Beograd, ku mbajti një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin Aleksandër Vuçiç.




Palmer është përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimi në Serbi është pjesë e turit të tij ballkanik.

Në konferencën për mediat, presidenti Vuçiç e falenderoi Palmerin në mënyrë të veçantë pasi ai mbante në krahun e majtë të xhaketës, një karficë të “Natalie ramonda”, një lule-orkide e cila është simbol i ushtrisë serbe gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Meqë ra fjala, gjyshi i Palmerit ka luftuar në Luftën e Parë Botërore. Faleminderit për gjestin, kjo do të thotë shumë për aleancën tonë”, tha Vuçiç në konferencë. Ai shtoi se bisedimet kishin qenë mjaft të hapura e të sinqerta.

“Natalie ramonda” është një lule e cila rritet në pjesën lindore të Serbisë. Ajo është simbol i qëndresës së ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore dhe e ka marrë emrin sipas mbretëreshës Natalie Obrenoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.