EKONOMI

Neuromarketing, për të kuptuar më mirë sjelljen konsumatore

17:54 - 05.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tregjet dhe zhvillimi i teknologjisë po bëjnë që oferta të jetë e shumëllojshme dhe dinamike. Risitë në treg janë të mëdha. Kjo ka ndryshuar edhe sjelljen konsumatore dhe rrjedhimisht po shoqërohet edhe me ndryshime në strategjitë e studimit të tregut dhe marketingut.




Krahas marketingut tradicional së fundi në tregun global po merr rëndësi edhe Neuromarketingu. Kërkimet në këtë drejtim, synojnë të sigurojnë informacion më të saktë të sjelljes konsumatore, përmes përfshirjes në studime edhe të sjelljeve tona të pandërgjegjshme.

Konferenca e parë e neuromarketingut u organizua në Tiranë nga Aksent Business Consulting, kompania e vetme ofruese e shërbimeve të neuromarketing. Ekspertët e marketingut nga shumë kompani u njohën me elementët që e dallojnë neuromarketingun nga forma të marketingu.

Luca Florentino dhe Barbara Monteleone, përfaqësues të agjensisë italiane të Marketingut OttoSuNove, theksuan gjatë prezantimeve të tyre dy prej avantazheve më të mëdha të neuromarketingut në raport me marketingun tradicional:

Së pari: neuromarketing mundëson një parashikim më të saktë të sjelljes konsumatore, pasi përfshin në studim një pjesë të rëndësishme të sjelljes së tij, e cila vjen nga e pandërgjegjshmja.

Së dyti: Strategjia e marketingut e përcaktuar përmes kësaj forme, mund të testohet para hedhjes së produktit në treg dhe të korigjojë formën e saj të marketingut, derisa produkti apo shërbimi “të godasë” saktësisht tek klienti. Kjo vlerësohet të ulë ndjeshëm humbjet e një kompanie, pas nxjerrjes së një produkti apo shërbimi të ri.

Pajisjet e prezantuara të matjes së shqisave të trurit, apo përmes presionit të gjakut në kokë dhe në pulsin e dorës, janë objekte me të cilat kërkuesit e neuromarketing studiojnë sjelljet e klientit. Kjo formë zëvendëson format e testimit përmes sondazheve dhe anketave.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve italianë, rreth 90% e vendimeve të klientit ndodhin më nëyrë të pandërgjegjshme dhe kërkimet tradicionale shqyrtojnë vetëm në mënyrë sipërfaqësore sjelljen e klientit.

Përmes shembujve konkrete të sjellë para marketerëve, ata treguan sa mund të ndikojnë në blerje element të jashtëm, të ngulitur në trurin tonë.

Barbara Monteleone solli rastin e rritjes së theksuar të shitjes së cokollatave Mars në vitin 1996. Sipas saj kompania nuk kishte bërë asnjë fushatë marketingu. Por, universiteti që bëri studime lidhur me këtë, nxori në pah se shitjet u rritët për faktin se atë vit, Mars ishte kryefjala e të gjitha lajmeve për shkak të misionit të parë në Mars.

Truri është selektiv, vëmendja dhe energjia jonë janë të kufizuara, ndaj mundësia e shitjeve rritet pikërisht, kur brandi është “fiksuar” në të pandërgjegjshmen tonë.

Neuromarketing vlerësohet të ndihmojë në një hartim më të saktë të fushatës së reklamave. Sipas eksertëve, reklama duket të ketë parasysh mundësinë e rindërtimit të markës duke u nisur nga detajet.

Testimet me klientët tregojnë se paraqitjet vizuale të përqëndrimit të vëmendjes të mundësojnë të kuptosh më saktë, ku shkon më së shumti vëmendja e klientit. Shpesh ajo nuk përkon me rezultatet që mund të zhvillohen përmes një pyetësori.

“Ka një hendek nese si kërkues marketingu fokusoheni tek sjellja e ndërgjegjshme, ju humbisni pjesën tjetër të historisë”, tha Barbara Monteleone. Sipas saj, instikti dhe emocionet tona punojnë së bashku me mendimin racional.

Neuromarketingu po merr jetë kryesisht nga zhvillimet e fundit teknologjike dhe kombinimi me mjekësinë.

Promotorët e kësaj forme marketingu, theskojnë se neuromarketing nuk zëvendëson marketingun tradicional. Ata theksojnë se, vetëm 5% e produkteve të reja që hidhen në treg për herë të parë arrijnë të mbijetojnë në fund të vitit. Pjesa tjetër, dalin nga tregu brenda një viti duke lënë pas kosto për kompanitë. Statistikat tregojnë se jetëgjatësia e produkteve të reja është shumë e vogël, edhe pse krijuesit e tyre, jo rrallë herë, janë kompani të mëdha me eksperiencë dhjetëra vjeçare në treg dhe kanë bërë kërkime para hedhjes në treg të produktit.

Fushat ku po përdoret Neuromarketing janë:

  • Branding (ndër më të rëndësishmet)
  • Paketim i Produktit
  • Reklamim
  • Neuromarketing dixhital
  • Pikat e shitjes
  • Design industrial
  • Ambientet e punës
  • Politikë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.