BOTA

Hashash në magazinë/ Superaksioni në Spanjë, në pranga 6 shqiptarë

17:22 - 06.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Spanjës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Saksia”. Ndër të arrestuarit 6 persona janë shqiptarë dhe një është spanjoll. Personat vepronin nën masa të rrepta sigurie në zonën portuale të Alikantes ku administronin një magazinë rreth 3 mijë katrorë.




Të arrestuarit shqiptarë i përkasin moshës nga 25 deri në 45 vjeç. Ata përdornin një magazinë të braktisur në zonën industriale të qytetit portual të Alikantes, për  kultivimin e  mijëra bimëve kanabis. Nëse ata do të shiteshin në treg, atëherë grupi do të fitonte gjysmë milionë euro, shkruajnë mediat e Spanjës.

Shqiptarët dhe spanjolli kishin organizuar gjithçka thuajsde në mënyrë perfektë, me qëllim që të mos diktoheshin nga policia. Të dyshuarit kishin marrë masa të rrepta për sigurinë, dhe mbikëqyrnin zonën me turne, madje kishin instaluar edhe ndjesorë të lëvizjes për të diktuar prezencën e të huajve pranë godinës ku “punohej”.

Policia spanjolle arriti të sekuestrojë një sasi prej 74 kilogramë kanabisi, 1 300 euro të gatshme dhe mjete të tjera të “punës” së paligjshme që zhvillonin shqiptarët. Energjia furnizohej në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik i zonës, ndërsa instalimet dyshohet se ishin kryer nga shtetasi spanjoll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.