BOTA

Përdhunonte një vajzë dhe vishej si bari, zbulohet çfarë bënte ditët e fundit para se të vritej lideri i ISIS

14:51 - 06.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ishte i acaruar, i trembur nga tradhtarët, ndonjëherë i maskuar si një bari.




Sipas një shkrimi të publikuar nga “The Associated Press”, bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se ai ishte i fiksuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe duke u përpjekur të gjejë siguri në qytete dhe shkretëtira në Sirinë lindore, pranë kufirit irakian.

Në fund udhëheqësi braktisi zonat e ISIS-it, duke “rrëshqitur” në territorin armiqësor në provincën veri-perëndimore të Idlib-it të Sirisë, të drejtuar nga rivalët e grupit radikal të lidhura me al-Kaidën.

Atje, ai hodhi veten në erë gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane në shtëpinë e tij të fortifikuar. Dhe po sipas të njëjtit shkrim, ai nuk agjëronte dhe për muaj të tërë, ai mbajti një adoleshente “yazide” si skllave.

Vajza, e cila u la e lirë në një sulm të udhëhequr nga SHBA-ja në maj tha se al-Baghdadi fillimisht u përpoq të ikte në Idlib në fund të vitit 2017.

Atje, adoleshentja qëndroi për katër muaj në shtëpinë e vjehrrit të al-Baghdadit, një ndihmës i ngushtë i quajtur Abu Abdullah al-Zubaie.

Al-Bagdadi do ta vizitonte atje shpesh dhe do ta përdhunonte dhe herë pas here e rrihte.

Ai lëvizte vetëm natën, duke veshur atlete dhe duke mbuluar fytyrën, gjithmonë me rreth pesë burra sigurie që e quanin “sheik”.

“Kur e pyesja për ndonjë gjë, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte”, tha vajza.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. RRofte SHBA qe po heqe nga kjo bote e prishur,maskarej,poshtrues,pordhunues e vrases barbare,pacin fatin e tije pasardhesit e ktije ndytsire,u shofshin me rrace e cfare kane kto plehra.

    Përgjigju ↓