Show-Bizz

Einxhel Shkira shijon shoqërimin e Kejvinës dhe flet që s’kërkon hakmarrje: Rrugë të mbarë

23:10 - 07.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Einxhel Shkira duket se e ka shijuar lajmin për shoqërimin 10 orë në polici të modeles Kejvina Kthella. Kjo e fundit dha detaje për lidhjet e saj me Redjan Rrajën të arrestuarin e vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.




Shkira pati një përplasje të fortë pak ditë më parë me Kthellën që sipas disa portaleve arriti deri në përplasje fizike. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se i shkon situatës ku ndodhet Kthella.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë,” – shkruan Shkira në Instastory. Pak ditë më parë u raportua se Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi dhunuan Shkirën.

Ato shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre. Fjalë qarkulluan se motivi i sherrit ishte në djalë, por vajzat asnjëherë s’e sqaruan publikisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.