Bota

“SHBA po braktis aleatët”, Emmanuel Macron paralajmëron Europën: NATO është para vdekjes ( Thirrje të fortë për ndryshim kursi)

15:57 - 07.11.19 gsh

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për prestigjiozen angleze “The Economist” tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ndodhet para “vdekjes”, ndërsa paralajmëroi në mënyrë të qartë vendet anëtare se nuk mund të mbështeten më në mbrojtjen e SHBA-së. Ai thekson se forcat  e NATO-s po zvogëlohen për shkak se SHBA iu ka kthyer shpinën aleatëve të saj.



“Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të NATO-s. Evropa po qëndron në skajin e një gremine të thellë”, tha Macron. Presidenti i Francës shkon më tej dhe thotë se tani është koha, por dhe momenti që Evropa të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, si një forcë e pavarur gjeopolitike.

“Në të kundërtën Evropa nuk do të mund të kontrollojë më fatin e saj”, pohoi Macron. Gjatë intervistës 60 minutëshe, Presidenti Macron pohoi se deri më tani Amerika dhe Evropa kanë pasur interesa të përbashkëta dhe se ai ka punuar vazhdimisht për të mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin, Donald Trump.

Ndonëse nuk jep arsye të tjera se çfarë ndryshimesh po përjeton aktualisht kontinenti evropian, Presidenti Emmanuel Macorn bën apel që Evropa duhet  të zgjohet dhe të marrë situatën në kontroll.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *