BLUETOOTH

Vilma Masha lë emisionin për shkak të shtatzënisë, mësoni kush do e zëvendësojë

18:00 - 07.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vit pasi u martua, u bë i ditur lajmi se moderatorja e njohur Vilma Masha është në pritje të ëmbël. Prej vitesh ajo ka moderuar emisionin sportiv “Gol pas goli” duke mos u shkëputur asnjë moment nga ekrani. Mirëpo me shtatzëninë gjërat kanë ndryshuar.




Vilma do të heqë dorë për pak kohë nga emisioni për t’u kujdesur për veten dhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Burime pranë ‘Supersport’ kanë zbuluar se vendin e moderatores do e zërë për pak kohë një gazetare që e njeh mirë sportin. Më pas emisioni “Gol pas Goli” do të ndërpritet për një muaj e gjysmë për shkak të pauzës dimërore të klubeve dhe kur të rifillojë Vilma do të rikthehet sërisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.