KULTURË

Nga Blushi te Migjeni, Ministria e Kulturës: 6 librat shqip që përkthejmë në gjuhë të huaj

11:30 - 09.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Kulturës ka publikuar fituesit e projektit të Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, për vitin 2019. Fondi për Përkthimin Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj shërben për mbështetjen e përkthyesve të huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, për nxitjen e interesit të tyre për letërsinë shqipe dhe për lehtësimin e kostove të botimit të shtëpive të huaja botuese. Nga 13 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 6 prej tyre, të cilët kaluan me sukses fazën e vlerësimit nga ekspertët e jashtëm. Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
1. “Të jetosh në ishull” i Ben Blushit, përkthehet nga Adriana Prizreni, botohet nga “Besa Editrice”.
2. “Në kërkim të këmishës së humbur” i Arian Lekës, përkthehet nga Loreta Schillock botohet nga “Anthea Verlag”.
3.”Më kujtohet” i Ylli Demnerit, përkthehet Eleana Zhako
nga botohet nga Plethora Edition
4. “Metamorfoza e një kryeqyteti”i Ylljet Aliçkës, përkthehet nga Michel Aubry, botohet nga Jean – Marie Mongin Editor.
5. “Sende që nxirrte deti” i Ardian Vebiut, botohet nga Salento books përkthehet nga Valentina Notaro
6. “Vepra 2” e Migjenit, botohet nga “Salento books” përkthehet nag Adriana Prizreni.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.