AKTUALITET

Kapet shqiptari në Itali me kokainë dhe 30 mijë euro

16:30 - 11.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane në Pistoia ka arrestuar një shqiptar 34 vjeç nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.




Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi nga Shqipëria me inicialet A.M 34 vjeç, banues në Firence. Shqiptari u arrestua ndërsa ishte duke shëtitur në qendër të qytezës së Pistoias, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët kanë sekuestruar makinën e shqiptarit që ishte marrë me qira dhe në të kanë gjetur 10 mijë euro të gatshme. Paratë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

Më pas në shtëpinë ku banonte, në Firence, policia gjeti edhe materiale të cilat i duheshin shqiptarit për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm. Forcat policore gjetën aty peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe 20 mijë euro të tjera. Gjykatësi i çështjes vendosi të linte shqiptarin në “arrest shtëpie”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.