Kryesore

A është gjithçka një teatër?/ Ylli Manjani: Rama-Meta kanë qenë gjithnjë bashkë, hanin darka

23:08 - 12.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot në “Top Story” se marrëdhënia Rama-Meta ka qenë gjithnjë e mirë dhe ata nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Manjani përmendi faktin që tha Meta pak muaj më parë në konferencë për shtyp kur foli për një darkë sekrete në Pallatin e Brigadave.




Në vitin 20019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai refuzon të marrë rolin e ndërmjteësit mes palëve. Mes rreshtave, mesazhi ishte për Ramën. “Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë 2 apo 3 njerëz që thonë s’ulem me atë, apo dikë që thotë 30 qershori do jetë një ditë suksesi për demokracinë”, deklaroi Meta me  22 Maj 2019.

“U shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë as më shumë e as më pak por Presidenti i Republikës”, deklaroi Rama.

“Unë nuk mendoj që konflikti sot në Shqipëri është Meta – Rama, sot është konflikti diktaturë demokraci, po diskutohet fjala e gojës”, thotë Ylli Manjani, ish ministër, LSI.

“Ai bën gjithçka që duke ndikuar nga pozicioni i presidentit me këto që bën, të udhëheqë gjithë opozitën duke i larguar gjithë tjerët”, thotë Baton Haxhiu.

“Duan se duan njëri – tjetrin, prap aty janë me njëri tjetrin. Në fakt në deklaratat e fundit të Presidentit, ne mësuam se kishin darkuar rregullisht bashkë, ndërkohë që ne e dinim që nuk flasin me njëri – tjetrin”, thotë  Ylli Manjani, ish ministër, LSI.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.