KULTURË

Panairi i librit, 100 stenda e 200 autorë e përkthyes në Pallatin e Kongreseve

12:00 - 12.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panairi i librit “Tirana 2019” hapet të mërkurën më 13 nëntor. Këtë të hënë, në një konferencë për mediat, kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri tha së në pesë ditë në Pallatin e Kongreseve rreth 100 shtëpi botuese do të ekspozojnë titujt e rinj dhe rreth 200 shkrimtarë, përkthyes e autorë librash do t’i bashkohen edicionit 22 të panairit.
“Si zakonisht, panairi ka rreth 100 ekspozues, janë botues, institucione kulturore, përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, nga të gjitha trevat shqipfolëse. Njëkohësisht kemi disa përfaqësi nga institucionet e huaja që janë në Shqipëri, që kanë lidhje me librin e me kulturën, që mbështesin kulturën shqiptare etj. Gjatë ditëve të panairit do të ketë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me botimin, përkthimin, me njohjen e kulturës europiane dhe ballkanike në Shqipëri dhe rreth 80 promovime librash” tha Ymeri.




Sipas tij kërkohet që t’i tërhiqet vëmendja lexuesit që ata të dinë çfarë të kërkojnë në Panairin e Librit.
Ndërkaq, ai bëri me dije se juria e Panairit prej 2 muajsh po punon për të përzgjedhur veprat fituese të këtij edicioni. “Një nga gjërat që do të diskutohet edhe në ceremoninë e çeljes së panairit të librit është që botuesi shqiptar, editoria shqiptare ka bërë hapa shumë të mëdha gjatë këtyre viteve, por ne jemi disa hapa më përpara institucioneve shtetërore, që nga cilësia e punës sonë, që nga marrëdhënia me kulturën europiane e më shumë akoma, përballemi me një indiferencë të dukshme të institucioneve shtetërore për të ndihmuar sistemin libror në Shqipëri. Në radhë të parë sistemin bibliotekar, bibliotekat publike, janë probleme që i kemi ngritur gjatë vitit e që janë në harkun e më shumë se çerek shekulli, por këto vitet e fundit kemi më shumë pavëmendje krahasuar me vitet e mëparshme”,-theksoi Ymeri.
Ai u ndal te përkthimi dhe botimi i kryeveprave të letërsisë europiane dhe të letërsisë ballkanike, të cilën nuk e kemi njohur mirë më parë për arsye të ndryshme, politike, kulturore, por edhe për një mangësi që kemi lidhur me përkthyesit nga gjuhët ballkanike, por tani e kemi vënë në moto këtë punë të gjithë bashkë.
Një nga temat që do të diskutohet gjatë ditëve të panairit është letërsia triller, tha Ymeri, nëse është një risi në letërsinë shqipe apo një trend që vjen nga letërsia europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.