AKTUALITET

Universiteti “Luarasi” pret aktivitetin inovativ “Selection Bootcamp”

18:00 - 12.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në ambientet e universitetit “Luarasi” është zhvilluar një event i rëndësishëm mbi identifikimin e ‘startap’-eve që janë gati për t’u rritur në tregun ndërkombëtar. I njohur ndryshe si “Selection Bootcamp”, ky event u organizua nga “Uplift Albania”, programi i akselerimit për ‘early-stage startups’. Bashkëthemeluesi i kësaj platforme inovative, Kushtrim Shala, u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe i falënderoi për punën e palodhur. “Jam i lumtur që po organizojmë këtë ‘Selection Bootcamp’ dhe ndihem i kënaqur që udhëheq skuadrën që ka punuar kaq shumë muaj për të arritur këtë moment. Kemi ende shumë punë për të bërë”, – tha Shala.
Prezantimet
Nga 50 aplikime ‘online’, në ‘Bootcamp’ u ftuan 23 prej tyre që prezantuan projektet para mentorëve, investitorëve, ekspertëve të teknologjisë dhe biznesit të ardhur nga vendi, rajoni dhe bota. Më tej ‘Bootcamp’ vazhdoi me një ‘workshop’, ku të ndarë në skuadra ‘startup’-et punuan në modelet e biznesit nën udhëheqjen e ekspertëve të huaj Martin Kujan dhe Tomas Penxa. Bashkëthemeluesi i ICT, Kushtrim Shala, tregoi se këto ‘startup’-e janë në fazat e para, por që kanë arritur të gjenerojnë përfitime. “Janë kryesisht ‘startup’-e që janë në fazat e para të tyre, por që kanë filluar të gjenerojnë përdorues, të gjenerojnë përfitime nga produktet e tyre, por këta presin ‘network’, presin rrjetëzim dhe presin që t’i shtohen investitorët”, – theksoi bashkëthemeluesi i ICT.




Screenshot_2019-11-11 “Selection Bootcamp”, aktiviteti inovativ në Universitetitn “Luarasi” nga Uplift Albania - YouTube(1) Screenshot_2019-11-11 “Selection Bootcamp”, aktiviteti inovativ në Universitetitn “Luarasi” nga Uplift Albania - YouTube(3) Screenshot_2019-11-11 “Selection Bootcamp”, aktiviteti inovativ në Universitetitn “Luarasi” nga Uplift Albania - YouTube(2) Screenshot_2019-11-11 “Selection Bootcamp”, aktiviteti inovativ në Universitetitn “Luarasi” nga Uplift Albania - YouTube luarasi-770x433
<
>

Mundësia për studentët
Vetë universiteti “Luarasi” sjell lëndë të veçanta mbi inovacionin për të iniciuar idetë e të rinjve e për t’i zhvilluar suksesshëm në një të ardhme të afërt. Zv.rektorja Anni Dasho Sharko e vlerësoi partneritetin me “Uplift Albania” si një mundësi shumë të mirë për studentët. “Jemi ndër ‘network-partners’ kryesorë si universitet ‘Luarasi’ për ‘Uplift Albania’. Dua të theksoj se është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët tanë, mundësi shumë e mirë për të gjithë lektorët dhe mentorët tanë për të ideuar dhe menduar një edukim ndryshe të të gjithë studentëve. Ne kemi lëndë të caktuara që ideojnë sipas një ‘startup’-i. Pra, e fillojmë që në vit të parë idenë inovative, (për të gjithë ata që kanë ide inovative), që ta zhvillojnë, ta ngrenë, ta mentorojnë në mënyrë që ne t’i çojmë idetë inovative në nivele të tilla si aktiviteti ‘Selection Bootcamp'”, – u shpreh Sharko.
Aplikimi
Të gjithë të apasionuarit pas inovacionit duhet të dinë se ‘uplift’-i rihapet sërish në maj të 2020-ës. Shala tregon se kush mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e kësaj platforme inovative. “‘Uplift’-i është i hapur çdo vit dhe në maj të 2020-ës rihapet sërish. Çdokush që ka identifikuar një ide dhe e ka implementuar në një letër, pra ka një projekt të zbatueshëm, i cili ka edhe një përfitim komercial nga mbrapa, patjetër që mund të aplikojë”, – bëri me dije bashkëthemeluesi i ICT. Në fund të prezantimit të 23 ‘startup’-eve u përzgjodhën 9 fitues, të cilët do t’i nënshtrohen një programi 6- javor intensiv akselerimi, ku çdo javë do të trajtohen tematika të ndryshme mbi marketingun, shitjet, anën ligjore dhe shumë fusha të tjera. “Uplift Albania” është një program akselerimi në mbështetje të ekosistemit të inovacioneve dhe ‘startup’-eve që vjen për të parën herë në Shqipëri. Sipërmarrës dhe iniciatorë nga Shqipëria dhe i gjithë Ballkani, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një programi 6-javor, në të cilin do të mësojnë se si t’u drejtohen investitorëve, apo të përmirësojnë modelin e tyre të biznesit, nën udhëheqjen e mentorëve të suksesshëm nga e gjithë bota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.