AKTUALITET

Aksident i pazakontë në Korçë, makina përfundon brenda në dyqan

09:31 - 13.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i pazakontë është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Mësohet se një makinë ka përfunduar brenda një dyqani.




Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë Bulevardit të Republikës, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.