VIP PAGES

U ndanë, por jo me letra, Robert Berisha i dedikon këngë Nora Istrefit?

18:00 - 13.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm para disa muajsh Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee. Këngëtari tregoi se tashmë rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, mirëpo ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme. Madje, gjatë intervistave të fundit, Roberti është shprehur se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij dhe tregoi se ata ishin ende të martuar me letra, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim. Gjithashtu, “Rtsh.al” tregon se Roberti e ka gati edhe një këngë që mund të jetë dedikim për Norën. Ai do të marrë pjesë në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me një këngë dashurie. Kënga e tij do të ketë një tekst romantik dhe një muzikë të ndjerë, ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa të dëgjojmë këngën e tij të re. Vetë Roberti s’ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me projektin e tij të ri, me të cilin me siguri do të na surprizojë. Ç’po ndodh kështu?





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.