AKTUALITET

Olsian Çela pranë postit të Kryeprokurorit/ KLP e rendit të parin në listë

11:54 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pasi intervistoi kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm, për mënyrën se si ata do të drejtonin organin e akuzës në rast se do të fitonin mandantin, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka renditur ato sipas procesit të pikëzimit.




Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘BalkanËeb’ se KLP ka vendosur të rendisë të parin në listë kandidatin Olsian Çela, pas tij, e dyta në listën për postin e Prokuroritë të Përgjithshëm do të jetë Arta Marku, ndërsa e treta në listën e KLP është renditur Fatjona Memçcaj.

Lista  e KLP do i dërgohet Kuvendit për votim Kuvendit i cili nëse në 30 ditët e ardhshme do të dështojë në zgjedhjen me 83 vota të kryeprokurorit, në detyrë do të emërohet nga këshilli, kandidati i parë i renditur në këtë listë.

Renditja e tre kandidatëve sipas pikëve:

1-Olsian Çela (459 pikë)

2-Arta Marku (406 pikë)

3-Fatjona Mençaj (362 pikë)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.