POLITIKË

Sot ceremonia e betimit në Presidencë për anëtaret e Kushtetueses, Meta nuk thërret Arta Vorpsin

15:46 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta thërret për betim në presidencë 3 anetarët e rinj të gjykatës kushtetuse, dy emra të votuar nga kuvendi Elsa Toska dhe Fiona Papajorgjin dhe të dekretuaren e tij dje, Marsida Xhaferrllari. Në ceremoninë e betim ashtu siç pritej nuk është thërritur Arta Vorpsi për të cilën nisën përplasjet me presidencës dhe kuvendit.




Ceremonia e betimit do të fillojë në orën 19:00 me Zonjen Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa në 19.30 e pason këtë proçes e zgjedhura nga Meta, Marsida Xhaferllari ndërsa kjo procedurë mbyllet në oren 20:00 me Fiona Papajorgjin e zgjedhur nga Kuvendi.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

–  Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese  me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

– Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

–  Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.