Debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel u bënë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderators Eni Vasili.Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Channel, Andi Bora.Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e telvizionit.“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, tha Eni Vasili.“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, pretendoi Klevis Balliu.
“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.Eni Vasili u kërkoi banorëvetë kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.“Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, kur tha: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gezetarit. Nuk duhet të ndodhë”. Pas publicitetit, Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga Top Channel, ku banorët të jenë quajtur shpellarë.