POLITIKË

Video/ Deputetja e opozitës së re thyen kodin e etikës/ Shfaqet në foltoren e Kuvendit me shpatullën jashtë

13:28 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti, tërhoqi vëmendje sot në seancë plenare. Veshja e saj thyente kodin e etikës. Ajo u shfaq në foltoren e Kuvendit me një fustan nën gju me shpatullën jashtë, gjë e cila nuk lejohet nga kodi i etikës.




Në nenin 8 të Kodit të Etikës, i miratuar nga Parlamenti, theksohet se për paraqitjen e deputetit në veprimtaritë parlamentare parashikon që të kenë një veshje zyrtare, që nuk tërheq vëmendjen e publikut dhe nuk bëhet objekt për diskutim.

“Deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku”, shkruhet në nenin nr.8.

Kodi i Etikës është miratuar nga Kuvendit, kur PD dhe LSI ishin në seancë plenare, por duket se deputetët e opozitës së re nuk janë të informuar për këto “detaje”. Hoti është deputetja e dytë e opozitës së re që thyen kodin etik, pasi edhe Kujtim Gjuzi është kritikuar shpesh nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për veshjen e tij me xhup e xhinse.

Elda Hoti u bë deputete e LSI, pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, ndërsa në deklaratat e saj pas marrjes së mandatit tha se kjo ishte puna e saj e parë, ndërsa bëri bujë me deklaratën se nuk e dinte kur ishte themeluar partia që i dha mandatin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.