AKTUALITET

“Ishte sfidë me shokët”/ Lirohet i riu që kërcënoi me sms Ramën

09:56 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar nga Puka u shoqërua nga forcat e antiterrorit pas dyshimeve se kishte kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Andrea Kurti jeton në zonën e Unazës së Re dhe kjo nxiti spekulimet se mos kërcënimet kanë lidhje me aksionin e fundit të IKMT-së. Por Kurti jetonte me qira në këtë zonë dhe nuk preket nga historia e prishjes së banesave. Ai i ka thënë policisë se ishte një shaka mes shokësh, që e sfiduan të shkruante mesazhin. Policia ka rikthyer një mesazh të fshirë në celularin e Kurtit, ku ai i shkruante kryeministrit: ‘do të fus plumbin ballit’. Pas disa orësh, Kurti është liruar.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.