Kryesore

Video/ Rama: Meta e ka kthyer Presidencën në frëngji, lufta jonë jo me të, por më KÇK

11:42 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama nga foltorja e Parlamentit ka thënë se gjithçka që po bëhet është në përputhje me aleatët ndërkombëtar. Më tej kreu i qeverisë se lufta nuk është me Ilir Metën, por me KÇK.




“Dua të them që para se të vendosnim e të bënim atë që Kuvendi bëri, për anëtaret e Gjykatës Kushtetueses, si rezultat i mospërmbushjes së detyrës në afat nga Presidenti, jemi dakordësuar 100 % me aleatët tanë strategjike dhe i jemi referuar 100 % nga ekspertët e tyre. Për të gjithë njerëzit që duan të vertetën e kësaj që po ndodh kam një pyetje: A është e mundur që SHBA e BE të jenë vënë në dispozicion të ndonjë projekti tjetër përveç projektit të shpallur për drejtësisnë? Për cdo mendje të arsyeshme përgjigjja është e thjeshtë: Nuk është e mundur. Ndihem në pozitë të vështirë, jo me episodin, ndihem në pozitë të vështirë në raport me njerëzit, nga pritshmëritë e tyre nga drejtësia e cila është në ardhje, por nuk është ende e prekshme për ta.

Ajo që duhet të ishte drejtësi, është rëndom padrejtësi, si rezultat i një numri gjykatësish e prokurorësh që i përkasin KCK-së. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KCK-në. Ndërkohë që procesi për të cilin jemi mbledhur për të miratuar këtë rezolutë është krejtësisht i qartë. bëjmë detyrën sot karshi këtij institucioni dhe opinionit publik, por s ka dyshim se është shumë e lehtë në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KCK, duke nxjerrë në pah gjithë përmasën e llumit që është kthyer një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.” u shpreh Rama.

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzanshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frrëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linje m SHB e BE.Natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatëve të mëdhenj të pa lëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.