LIFE STYLE

SHBA/ I vodhi unazën me diamant pacientes së vdekur, arrestohet mjekja

13:21 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndihmës mjeke është arrestuar nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi mori nga gishti unazën e një pacienteje të vdekur dhe e shiti. Lisa Darlene Glaze, është e akuzuara për vjedhjen e unazës me diamant nga dora e pacientes Goria Robinson, e cila vdiq pasi u transportua në spitalin CHI St Vincent Hospital në Arkansas. Ngjarja ka ndodhur në 16 tetor, ku autoritete thanë se familja e Robinsonit vuri re se unaza mungonte tek sendet e saj personale dhe e dyshuara kryesore ishte Glaze. Një dyqan pengjesh raportoi në polici shitjen e unazës prej diamanti tek autoritetet më 24 tetor. Ajo i kishte treguar blerësit patentën e saj në momentin që shiti unazën. Policia vuri në pranga Glaze.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.