Kryesore

Tërmeti tund sërish Tiranën, magnituda 3.6. Epiqendra 23 km nga kryeqyteti

10:20 - 17.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6. Nga të dhënat e IGJEUM, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në perëndim të Bulqizës dhe 23 km nga kryeqyteti.




Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë goditi Tiranën dhe Durrësin më 21 shtator, ku dhjetra persona u plagosën dhe u dëmtuan shumë banesa.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.