BOTA

Mjekët e shpëtuan nga vdekja të premten/ Pas problemeve me zemrën, ja çfarë bën Vuçiç sot

12:18 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS. Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiçit është stabile.




Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e “problemeve kardiovaskulare”.“Mjekët ia kanë shpëtuar jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka shtuar ai.Vuçiç, 49-vjeçar, ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë. Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiç vuan nga problemet në zemër. Ai është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë./rel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.