AKTUALITET

Plagosja me armë pas aksidentit të 3-fishtë në Vlorë, arrestohen 4 persona

15:33 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në aksin rrugor Levan-Vlorë. Ngjarje kjo ku gjatë një konflikti për përplasje mjetesh mbeti i plagosur aksidentalisht me armë zjarri një shtetas.




Raportohet se në Spitalin Rajonal Vlorë, ka shkuar i plagosur me armë zjari shtetasi me inicialet E.N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Pas hetimeve të policisë, mësohet se  në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y., dhe Xh. T., dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin Miri Tefai, e pasagjerë shtetasit Sajdi Qarri dhe Engli Nake.

Këta të fundit kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin e tyre në drejtim të Vlorës, por janë ndjekur ga 3 shtetasit e tjerë me Volskëagen Golf dhe më pas ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimin e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi Miri Tefai ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij Engli Nake, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor, në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjes bëri dokumentimin e plotë të saj, duke arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasit:
Miri Tefai, 41 vjeç, banues në Vlorë, Sajdi Qarri, 20 vjeç dhe Engli Nake, 25 vjeç, banues në Ferras.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim Krimi” shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.