AKTUALITET

Policia bën “namin”/ Arrestohen 3 shoferë të dehur, hiqen 29 patenta dhe vihen 78 gjoba

15:05 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia Rrugore ka ushtruar disa kontrolle të befasishme në akset rrugore, si qëllim të evidentimit të shkeljeve që bëhen nga përdoruesit e mjeteve.




Janë pezulluar 29 leje drejtimi , një pjesë e mirë prej tyre janë  për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe një pjesë tjetër për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontroll i rreptë është ushtruar dhe ndaj automjeteve të transportit publik.

Njoftimi i policisë:

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, ka ushtuar kontrolle të befasishme në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Gjatë fundjavës, nga kjo Njësi janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për mungesën e kontrollit teknik të mjetit.

Gjithashtu, janë vendosur 79 masa administrative, nga këto: 8 për parakalime të gabuara, 9 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 49 për parkime të gabuara.

Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.