SHËNDET

Si të parandaloni melanomën, kur duhet të kryeni ekzaminimet

18:00 - 18.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Melanoma është një nga format me vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës (duke shkaktuar rreth 75% të vdekjeve nga të gjitha format e kancerit të lëkurës) dhe duke u konsideruar kështu si një problem i madh social. Melanoma është një tumor kutan e cila e merr origjinën nga melanocitet që gjenden në epidermë. Rreziku i jetës për një person me melanomë është 1 me 50 për burrat dhe 1 me 20 për gratë. Meqenëse është një tumor me inçidencë të ulët, personeli shëndetësor ka njohuri të pakta dhe pamundësi për të zhvilluar kapacitete diagnostike. Megjithatë inçidenca e melanomës vazhdon të rritet. Melanoma është një tumor që zhvillohet në përgjithësi tek personat me lëkurë të bardhë dhe kjo incidencë e saj korrelon me latitudën e vendbanimit, duke na pajisur me një fakt të fortë që ekspozimi në diell është tërësisht rastësor. Rritja e inçidencës së kësaj patologjie është vënë re vitet e fundit edhe në vendin tonë, por shifra të sakta statistikore mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë prej saj ende nuk ka. Diagnostikimi i hershëm i melanomës, pra identifikimi i saj në formën sipërfaqësore mund të ulë si sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kjo patologji.




Etapat diagnostike
Melanomat me përhapje siperfaqësore janë zakonisht më të mëdha në sipërfaqe se sa nishanet normale dhe rriten në madhësi në mënyrë progresive me kalimin e kohës. Pjesa më e madhe (por jo të gjitha) kur diagnostikohen janë 7 mm apo më shumë në diametër; të çrregullta në ngjyrë zakonisht tre apo më shumë ngjyra (kafe, e zezë, blu në të zezë); të çrregullta në formë. Janë asimetrike me kufij gjeografikë.

Melanomat nodulare zakonisht kanë ngjyrë të çrregullt, por ato mund të jenë më shumë uniformë në ngjyrë në krahasim me melanomat me përhapje sipërfaqësore. Këto tumore mund të janë zakonisht me ngjyrë të zezë apo të kuqe dhe mund të ulçerohen. Melanoma mund të ngjajë klinikisht me një melanomë sipërfaqësore apo nodulare, por ato rriten mbi një prekursor të pigmentuar të lëkurës të njohur si lentigo malinje. Ky lesion prekursor mund të ngjajë klinikisht me një njollë normale të lekurës por më e madhe, më e zezë dhe më e keqkufizuar. Melanomat akrolentigjinoze shfaqen zakonisht në shuplakat e duarve dhe shojet e këmbëve si lezione të sheshta të pigmentuara që ngjajnë me nevuset normale, të cilat fillojnë të rriten në madhësi dhe zhvillojnë zona të parregullta të pigmentuara dhe ndonjëherë ulçerohen. Këto melanoma në përgjithësi diagnostikohen vonë për shkak të vendndodhjes së tyre dhe sepse shpesh ato diagnostikohen si një ulçer, veçanërisht tek diabetikët. Shpesh ato mund të jenë të vendosura nën një shtresë të keratinës reaktive duke u dukur klinikisht si një kallo. Çelësi i vetëm diagnostikues është hemoragjia. Melanomat që rriten në thonj (subungueale) lokalizohen në përgjithësi në gishtin e madh të këmbës. Ato duken se rriten nga matriksi i thoit pra fillimisht duken në pjesën proksimale të thoit. Melanoma klasike subungueale duket si një vije pigmentuese në thua që me kalimin e kohës zgjerohet dhe me vonë prodhon një masë subungueale (shpesh amelanocitike) e cila më vonë ka tendencën të ngrejë thoin dhe të gjakoset. Kjo formë e melanomës diagnostikohet shpesh si një infeksion mykotik apo dhe një granulomë pyogjene.

Referimi te specialisti
Një nishan dyshues i cili po ndryshon në madhësi, formë dhe ngjyrë duhet të referohet tek specialisti për egzaminim dermatoskopik. Kështu këto tip nishanesh duhen monitoruar vazhdimisht sepse rreziku absolut i melanomës është i ulët dhe për këtë arsye nuk rekomandohet heqja kirurgjikale profilaktike dhe egzaminimi histologjik përkatës por vetëm egzaminimi dermatoskopik. Këto raste referohen vetëm për të përjashtuar një melanomë. Pacientët me shumë nishane, sidomos ato atipike janë në një risk të mjaftueshëm për të zhvilluar melanomë (risku relativ është rreth dhjetë herë më i madh sesa ndaj atyre me pak nevuse, rreziku për jetën është 1 me 15) dhe për këtë arsye duhet ti drejtohen sistemit të referimit për egzaminim dermatoskopik, ekcizim dhe egzaminim histopatologjik, edukimin e tyre për vetëmonitorimin, bazuar në rrezikun e melanomës në një meta analizë të fundit. Pacientët me nevuse duhet të kryejnë një ekzaminim brenda 13 javëve, dermatoskopinë. Nëse një nevus i ri po rritet shpejt në një adult duhet që brenda 2 javëve të kryhet dermatoskopi dhe vlerësimi i riskut. Nëse keni një nevus preegzistues i cili po ndryshon madhësi dhe ngjyrë brenda 2 javëve, kryeni dermatoskopi, vlerësim risku. Duhet që brenda 2 javëve,të kryeni dermatoskopi, biopsi ekcizim kirurgjikal, egzaminim histopatologjik nëse konstatoni një nevus që ka 3 apo më shumë ngjyra dhe ka humbur simetrinë e tij. Qëllimi kryesor i këtyre rekomandimeve diagnostike është të permirësojë prognozën e pacientëve me melanomë kutane nëpërmjet rritjes së njohurive duke promovuar parandalimin dytësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.