Show-Bizz

Me copa 15 mijë lekshe dhe fustan të qepur vetë, Eneda Tarifa tregon si vishej vite më parë në skenë

13:24 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në emisionin ‘’ThumbOn’’, këngëtarja e dashur Eneda Tarifa ka treguar vështërsitë që ka kaluar në festivalin e 97. Teksa ka folur rredh jetës së saj private dhe eksperiencës si nënë. Ndonëse e shohim gjithmonë të kuruar deri në detaj, Eneda ka folur për vështirësitë që ka kaluar gjatë karierrës së saj. E pyetur nga  moderatoret në “ThumbOn”, se a të vjen  të qeshësh me veten kur shikon si je veshur para  10 apo 15 viteve?.




Këngëtarja eshtë shprehur se: “Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto dhe vesha të asaj. Në momentin e fundit jam sajuar”, ka përfunduar duke qeshur Eneda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.