Show-Bizz

Policia i sekuestron telefonin dhe llogaritë, Kejvina shfaqet me dy revole në duar

09:41 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohët e fundit modelja Kejvina Kthella ka qënë në qëndër të vëmëndjes së mediave për shkak të lidhjes së saj me Redjan Rrajën, duke u bërë kështu pjesë e hetimit të atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Gjithmonë aktive në rrjetet sociale, Kejvina poston video dhe foto nga jeta e saj e përditshme edhe pse i është sekuestruar telefoni dhe mbyllur llogaritë bankare. Mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘’Dance with me’’ gjatë performancës së saj ka publikuar një foto ku shfaqet seksi e veshur me stil kauboj dhe mban dy revole në duar, ku krahas fotos shkruan ‘’Hey Hey’’.




Mësohet se vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare. Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre. Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.