Rajoni

Trafikanti shqiptar kapet me 107 kg marijuanë , tentoi ta kalonte drejt Greqisë

15:04 - 19.11.19 gsh

Bie në pranga drejtuesi i mjetit i cili po transportonte 107 kg marijuanë.



Policia greke ka zhvilluar një operacion në Kallapaq të Janinës, mjeti i cili përmbante marijuanën vinte nga kufiri i gjelbër.

Autoritet fqinj kanë sekuestruar 91 pako me 106 kg e 850 gram marijuanë.

Janë sekuestruar gjithashtu edhe 180 euro dhe dy celularë .

Ende nuk është bërë e ditur emri, mbiemri apo dhe mosha e shtetasit shqiptar që u arrestua.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.