Kryesore

Deklarata e papritur e Ngjelës: As Rama e as Meta s’do jenë pas 4 muajsh, do shkoni t’ju çoni bukë e djathë…

22:20 - 20.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, teksa është shprehur se as Kyreministri Rama e as Presidenti Meta nuk do të jenë në postet e tyre pas 4 muajsh.




I ftuar në emisionin “Real Story”, Ngjela ka thënë më tej se, Meta iu kthye ndërkombëtarëve pasi Rama i la të kuptohej se tashmë Reformën në Drejtësi e drejtonin ata.

“As Ramën e as Metën nuk do t’i keni më pas katër muajsh, se ku do jenë nuk e di. Po shkoni u çoni bukë e djathë.

Deri pa folur Rama, Meta nuk i përmendi ndërkombëtarët. Qëkur tha Rama reformën e kanë në dorë Ndërkombëtarët, I la të kuptohej presidentit se nuk e mbronte dot.

Tani Meta ju shpalli luftë ndërkombëtarëve me pretekstin se po e sulmojnë”, tha avokati.

Avokat Spartak Ngjela komentoi krizën dhe përplasjen mes Presidentit, KED dhe Kuvendit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Spartak Ngjelës, emërimi i Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese nga Ilir Meta, është jo vetëm shkelje e rëndë, por e çon Presidentin drejt veprës penale.

“Emërimi i Xhaferllarit e çon automatikisht në shkelje të rëndë. Është duke shkuar në vepër penale me veprimet e tij. Ka kaluar radha, radhën e cakton KED në bazë të Kushtetutës”, tha Ngjela. Më tej, ai argumentoi se Ilir Meta ka konflikt interesi me emërimin e Marsida Xhaferllarit. “Emërimi i parë i tij me Besnik Muçin nuk është konflikt interesi. Te kjo e dyta del në konflik interesi. Këtu ka bërë shkelje dhe e ka bërë në interes të tij”, tha Ngjela.

Të njëjtin qëndrim mban dhe analisti Arion Sulo, lidhur me emërimin e Marsida Xhaferllarit. Sipas tij, Presidenti shkeli Kushtetutën duke emëruar Xhaferllarin si anëtare të kushtetueses. “Zgjedhja e Marsida Xhaferllarit nga presidenti është shkelje kushtetuese”, tha Sulo. Ndërkohë, lidhur me kallëzimin penal të Ilir Metës ndaj Ardian Dvoranit, Spartak Ngjela u shpreh se s`mund të bëhet.

Sipas tij, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ kolegjial, ndaj vendimet i merr në mënyrë kolegjiale. Kjo e liron nga përgjegjësia një anëtar të vetë. “Kallëzimi penal ndaj Dvoranit! KED është organ kolegjial. Ai ka vetëm një votë dhe nuk mund të ketë përgjegjësi për vendimet kolektive. Meta është shumë i rënduar”, tha Ngjela.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.