Kosova

Harandinaj e bën 28 nëntorin festë zyrtare dhe i përvishet Ramës: Kush je ti që na tregon punët në Kosovë?

19:12 - 20.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendimin që të shpalle 28 nëntorin si festë kombëtare në Kosovë dhe do jetë ditë pushimi.




Sipas një vendimi të marrë sot bëhet me dije se  28 nëntori do jetë dhe në Kosovë, Dita e Flamurit. Haradinaj shton me tej se vendimin e ka marrë për të respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare dhe motivi është aspekti historik. Vendimi i Ramush Haradinajt

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.”, shkruan Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, janë duke bërë përpjekje për të shtyrë përpara idenë e krijimit të një minishengeni ballkanik, që sipas tyre do të sillte përfitime për rajonin.

Megjithatë, në Kosovë një ide e tillë është totalisht e papranuar, e lidhur me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet, duke mos pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.

E këtyre deklaratave u ka dhënë përgjigje në mënyrë ironike kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka pyetur sot se “kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës çka është duke u bërë me Kosovën”.

“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën. Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse koka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës. Ai le të kallëzojë qysh veç ni parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, ka thënë sot Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj tërthorazi e ka përmendur edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

Kreu i Qeverisë, gjithashtu, i ka dhënë përgjigje Ramës edhe për zhvillimet në Samitin e Berlinit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.