POLITIKË

“Në piano Gent Cakaj, kitarrë Gent Cakaj, këndon: Gent Cakaj”, si tallet rrjeti me axhendën e shefit të diplomacisë

22:47 - 20.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shprehja e vjetër shqipe : “Bëmë baba të të ngjaj”, në ministrinë tonë të jashtme përkthehet: caktomë zëvendës të të ngjaj. Zv/ministri i Ramës, Gent Cakaj jo vetëm po i ngjan shefit të tij, po në garën e delirit për të performuar para turmave po e kalon edhe vetë kryeministrin.




Ai po organizon një konderencë me shqiptarët e rajonit, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, ku i ka ftuar bashkëkombasit për t’u folur vetëm vete. Po të shihet programi i konferencës “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare….” (faksimile poshte) Gent Cakaj flet vetëm vetë dhe u lë atyre që kanë marrë rrugën nga ana e anës të ndërhyjnë vetëm nga 5 minuta.

E paparë, ai mban dhe fjalën hapse dhe fjalën mbyllëse, është edhe referues i vetëm në sy seksionet e vetme të konferencës. Mos e besoni po të doni, por një delir të dokumentuar e zeza mbi të bardhë as vetë shefi i tij nuk e ka demostruar deri më tani. /Lapsi

Dikush shkruajti ne “Facebook”: Ne piano … gent cakaj. Ne trombe … gebt cakaj. Kompozoi… gent cakaj. Orkestroi … gent cakaj. Teksti … gent cakaj. Kendon …. gent cakaaaaaj !!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.