Kryesore

Fatos Lubonja: ‘Eliminimi’ i Metës, alarm për shqiptarët që duan të jetojnë në një vend të lirë

21:45 - 21.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se ‘eliminimi’ i presidentit Ilir Meta nga maxhoranca është alarm i madh për shoqërinë shqiptare. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në “News24” Lubonja tha se për zgjidhjen e ngërçit institucional për Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.




“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”. Mos ta marrim se Amerika është perfektë. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’. Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë.

Lubonja tha se në thelb Meta ka të drejtë, pasi këshilla e ndërkombëtarëve për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias është qesharake.

“Si President do ta doja më racional. Nëse bëhet fjalë për palaço ndërkombëtarë, do doja diçka më konkrete. Në thelb mendoj se ka të drejtë. Ta nisim me Venecian. Është qesharake kjo këshillë, sepse dëshmon dështimin e Reformës në Drejtësi. Ata na kishin premtuar se do bënin një reformë në drejtësi që do ta shpëtonte nga politika.

Lidhur me kush ka të drejtë? Unë ndjehem i fyer të më vendosë Venecia për këtë. Aty është e qartë fare, është e shkruar në Kushtetutë, që duhet bërë me radhë. Jo një jurist, por edhe një qytetar normal, e kupton se aty duhet të ishte respektuar një radhë, që nuk është respektuar qëllimisht, për të vendosur aty njerëzit që donte PS me Ramën. E shton këtë argument edhe fakti i Besnik Muçit, që është hequr, i cili një Vetting i parë e kaluar dhe tani që doli se mund të ishte njeri i Metës ta apelojmë, t’i nxjerrim ca gjëra e ta heqim.

Presidenti e ka çuar deri në Prokurori vendimin e Dvoranit, pra ka disa argumente ligjore. Tani, kjo u dashka çuar në Venecia! Ka ca gjëra e shkruara e zeza në të bardhë xhanëm, që thotë tre Presidenti, Tre Parlamenti dhe unë sot lexova Venecian dhe pikëpyetja më e madhe ishte për ato tre të Parlamentit, se thoshte që duhet të ketë shumicë të cilësuar, jo të thjeshtë. Ne jemi para një situate që bën “mu”, ku një Parlament i kapur i gjithi nga mazhoranca kërkon të vendosë tre të vetët, edhe tre të Presidentit, dhe pas kësaj është e qartë fare se kemi një President nën kërcënim për t’u hequr nga Presidenca. Venecia e ka thënë se një nga rreziqet e mëdha është kapja e drejtësisë nga këta që kontrollojnë procesin”, tha Lubonja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.