AKTUALITET

Operacioni “Kombinati”/ Policia jep detaje për shpërndarësit e heroinës

13:07 - 21.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka zbuluar detaje të reja për kapjen e heroinës në Tiranë dhe arrestimin e dy personave, Klajdi Balla, 23 vjeç dhe Donaldo Llupo, 18 vjeç.




Gjatë operacionit janë sekuestruar 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, një armë zjarri, doreza metalike elektrike, shkop gome etj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Klajdi Balla, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Donaldo Llupo, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stadiumit “Dinamo” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Klajdi Balla dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip ‘TT’ me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e shtetasit Donaldo Llupo dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.