AKTUALITET

Vijon paniku/ Tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë, vetëm sot 36 lëkundje

13:29 - 26.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë lëkundjet e tokës në vendin tonë. Vetëm pak minuta më parë një tjetër tërmet është ndjerë me magnitudë 4.5 ballë. Edhe këtë herë epiqendra ka qenë pranë Durrësit, duke shkaktuar panik tek banorët që nuk po gjejnë qetësi që prej orëve të para të mëngjesit. Kujtojmë se goditja më e fortë është regjistruar në orën 3:55 të mëngjesit, ku lëkundjet me magnitudë 6.3 ballë solli dëme materiale dhe viktima. Që prej atëherë janë regjistruar plot 36 lëkundje të tjera.




Zyrtarisht 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 600 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar si dhe në Thumanë. Ekipet e shpëtimit janë në terren duke luftuar me kohën për të shpëtuar të tjera jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.