AKTUALITET

CNN: Nusja e ardhshme e djalit të Edi Ramës vdiq në tërmetin 6.4 ballë në Shqipëri

20:47 - 28.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e Ramës”.
Kështu shkruan CNN sot, teksa flet për tragjedinë që po kalon populli shqiptar që ka prekur dhe Gregor Ramën, djalin e kryeministrit shqiptar.




“Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllain e saj. Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një Instastory, në të cilën shkruante se ‘mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe njeriu im i afërt, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babain’”, shkruan më tej CNN, raporton BalkanWeb.

Të paktën 40 njerëz vdiqën në një tërmet me madhësi 6.4, i cili goditi qytetin portual të Durrësit, rreth 36 kilometra nga kryeqyteti i vendit Tirana, të martën në mëngjes. Është ky tërmeti më i fortë që goditi kombin evropian në 40 vjet.

Qindra u plagosën gjithashtu në incident, dhe disa janë ende të humbur, me operacionet e rimëkëmbjes në vazhdim, shkruan CNN.

Tërmeti ka tronditur të gjithë shqiptarët, të cilët janë solidarizuar me situatën e pa precedentë. Ndihmat, mbështetja dhe ngushëllimet nuk kanë munguar për familjet e prekura. Në media kemi publikuar histori të viktimave, të familjarëve të tyre që kanë sjellë pjesë nga drama që kanë përjetuar në këto ditë paniku. Duket se ai që na kishte shpërtuar ishte pikërisht djali i kryeministrit. Greg Rama ka ngushëlluar të gjithë viktimat e tërmetit, duke rrëfyer se një prej viktimave të tërmetit e njihte personalisht.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës, duke mos preferuar të jap emrin e vajzës që ai e ka njohur personalisht.

Teksa djali i kryeministrit ka emocionuar me postimin e bërë në rrjetet sociale, babai i tij ka zbritur në terren ku po shikon nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së martë. Kujtojmë se Greg Rama ruan një profil të ulët në media, ku gjithnjë zgjedh të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Në rrjetet e tij sociale ai shpesh herë poston foto të punimeve të tij, apo pjesë nga udhëtimet e tij. Duket se ngjarja e rëndë dhe njohja që ai ka patur me viktimën, ka sjellë edhe reagimin e tij të ndjerë në rrjetet sociale.

KLIKO/ Lexoni edhe: Kush ishte Kristi Reçi, studentja e Mjekësisë që humbi jetën në rrënoja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.