BLUETOOTH

Gjithçka për famë? Ç’po ndodh me “ndarjet” e bujshme të VIP-ave?

12:00 - 30.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kemi folur për një kohë të gjatë për këto çiftet e famshme të “showbizz”-it, por ky mesa duket ka qenë edhe qëllimi i tyre dhe ia kanë arritur si mos më mirë. Të gjithëve na u “thye” zemra kur morëm vesh se Nora Istrefi do të ndahej nga Robert Berisha, se gjoja ky i fundit është kapur me një modele tjetër. S’e prisnim as ndarjen e bujshme të Loredanës me Mozzikun, të cilët ashtu si dhe çifti i lartpërmendur kanë një vajzë të vogël bashkë. Ajo që na bën çudi është fakti se mes të dyve çifteve nuk kemi parë asnjë krisje në marrëdhënie apo diçka më shumë, duke qenë se deri një muaj para ndarjes, vetë Roberti deklaronte për dashurinë e pastër ndaj Norës dhe që vetëm vdekja do t’i ndante. Apo Mozzik nga ana tjetër që e mbështeti Loredanën edhe në çështjen e bujshme të akuzës për vjedhje në Zvicër ndaj bashkëshortes së tij. Pra, ku ikën gjithë ato dedikime e përkushtime brenda një apo dy muajsh? Kaq e pati dashuria e zjarrtë? Të mos harrojmë rastin e paprecedent të Young Zerkës me Ronela Hajatin, që më pastër se këta dy të parët, e kanë bërë median rozë të përflitet bukur për ta për t’ia rritur edhe më tepër vëmendjen dhe audiencën në projektet e tyre. Dhe pasi s’kishte më kuptim loja (se u lodhën, gjoja) për t’i dhënë një kthesë dramatike, e pranojnë më në fund lidhjen e tyre. Dhe këtu rinis telenovela!




Më poshtë do t’ju listojmë rastet ku këto tri çiftet tregojnë se sa pa kuptim mund të jetë një situatë e tillë e krijuar nga ata enkas për median rozë. Një gjetje e marrë nga VIP-at e huaj! Edhe këtu s’kemi si mos të bëhemi njësoj si bota!

cifti loredana mozik 1 ciftet kiara dhe butrinti 1 ciftet kiara dhe butrinti 2 ciftet ronela dhe young zerka 2 ciftet ronela dhe young zerka 1 cifti loredana mozik 2 cifti nora dhe roberti 2
<
>

Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Loredana prej gati një muaji janë vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të njoftimit për ndarje, të cilin e komunikoi vetë Loredana në “Instagram”-in e saj. Ajo veç të tjerash tha se tashmë do të vijojë karrierën e vetme pa Mozzik, ndërsa ky i fundit u shpreh se me Loredanën për hir të vajzës do të ketë gjithmonë një lidhje shumë të fortë. Por, nëse u ndanë në të vërtetë, këtë nuk e dimë me siguri, madje zërat thonë se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe se gjithçka u bë për “show”. Këtë gjë e ka deklaruar edhe agjenti “00Thumb” gjatë emisionit të Aulonës dhe Fatmës, ku i siguroi vajzat se ata të dy në fakt nuk janë ndarë asnjëherë dhe se gjithçka e kanë bërë për t’i mbijetuar tregut dhe për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe mediave “online”. Në intervista të ndryshme, ata kanë pranuar që janë ndarë, por se sa e vërtetë është kjo, koha do e tregojë!

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Në emisionin e fundit të Luana Vjollcës, i ftuar ishte Robert Berisha, i cili përveçse na bëri konfuz paksa me Lei Krajën, foli edhe për Norën. Gjatë lojës ku i duhej të zgjidhte mes vajzave të njohura të “showbizz”-it për t’u martuar, atij i doli para edhe fotoja e Norës. A do të martohej ai sërish me ish-bashkëshorten? “Ta di që kaloj 14 vite të bukura, si ato që kam kaluar me Norën, isha martuar prapë, por njeriu në jetë bëhet vetëm një herë budalla, kështu që nuk do të martohem. Ju lutem mos më martoni”, – është shprehur ai me humor. Për sa i përket tatuazhit me emrin e Norës që Roberti ka në krah, ai u shpreh se do ta mbajë gjithë jetën dhe në dorën tjetër do të bëjë vajzën, Rene dhe sërish Norën. “Gjithë jetën do t’i kem në zemër”, – përfundoi ai. Ndërsa gjatë rubrikës “Haje ose ndaje”, Roberti u ngacmua sërish për ish-bashkëshorten. Ai u pyet nëse kënga e Festivalit të RTSH-së është një dedikim për Norën. “Fajtore për këngën është Fifi. Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen, sidomos kur ka fëmijë në mes, ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë”, – u shpreh Roberti, duke mos lënë më vend për dyshime rreth marrëdhënies së tij të shkëlqyer me Norën.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në “showbizz”-in shqiptar, edhe pse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje. Shpesh të dy artistët lënë për t’u kuptuar se mund të jenë në një lidhje, e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gjithmonë u janë shmangur pyetjeve për njëri-tjetrin nëpër intervista. Por si duket, së fundmi, Young Zerka ka pranuar për “Prive” lidhjen me Ronela Hajatin. “E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi tek i njëjti çelës bashkë, Key Menagement”, – deklaroi ai. Kujtojmë se së fundmi, Young ka publikuar projektin e parë të “Ep”, të titulluar “Y.O.U” në bashkëpunim me Niza, por surprizat nga ai nuk kanë mbaruar ende. Zerka sapo na paralajmëroi se tani del edhe kënga e dytë e “Ep”, e titulluar “Whine for me”.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri

Kiara Tito, moderatorja e njohur në “showbizz”-in shqiptar, prej kohësh është përfolur për një lidhje më këngëtarin Butrint Imerin. Gjithashtu, në media është folur edhe për ndarjen e tyre, por asnjëri nuk ka dashur të flasë hapur. E ftuar në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”, Kiara nuk i ka shpëtuar dot pyetjes rreth lidhjes së saj më Butrintin. Në sfidën “Të vërtetën ose kovën”, teksa Flor Binaj i ka bërë pyetjen: “Është aluduar gjithmonë se ka pasur një lidhje me Butrint Imerin, të vërtetën ose kovën”. Por siç duket Kiara nuk ka dashur të japë detaje për lidhjen e saj dhe ka zgjedhur sfidën.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.