BLUETOOTH

Tragjedia e 26 nëntorit, VIP-at që hapën shtëpitë e tyre për shqiptarët

11:30 - 30.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk jeni vetëm”! Kjo është thirrja që të gjithë njerëzit e njohur kanë përhapur nëpër rrjetet sociale për të ngrohur sadopak zemrat e atyre që tani nuk kanë më strehë nën kokë, nuk kanë çfarë të hanë e nuk kanë me çfarë të mbulohen. Nuk janë vetëm fjalë, por janë përkthyer në vepra. Duke nisur që nga Kapital T e deri tek Ledri Vula nga Kosova e jashtë vendit, të famshmit vendosën që t’u hapin dyert njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti që shkaktoi një tragjedi të madhe mëngjesin e 26 nëntorit. Disa prej tyre tanimë janë edhe më afër të prekurve nga tërmeti, duke u sjellë atyre ndihma e duke i përkrahur nga afër nëpër çadrat e vendet ku po rrinë.




Genc Prelvukaj

Një ndër të parët që ka ofruar këtë ndihmë është reperi Genc Prelvukaj, i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi. “Ju njerëz të mirë në Shqipëri, nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”, ka shkruar ndër të tjera Genci.

Fatmir Spahiu

Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për deri në 10 persona në Kosovë deri sa të qetësohet situata në Shqipëri. “Deri në 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje, më shkruani në mesazh”, ka shkruar Spahiu.

shtepite vipat true kapo 1 shtepite vipat ledri vula 1 shtepite vipat ledri vula 2 shtepite vipat rina balaj 1 shtepite vipat angela martini 2 shtepite vipat e pergjithshme shtepite vipat angela martini 1 shtepite vipat rina balaj 2
<
>

Capital T

Ndërkohë, reperi Capital T ka postuar një numër telefoni në “Instagram” për të gjitha ato familje që kanë nevojë për ndihmën e reperit. Dhe jo vetëm kaq, por ai është nisur vetë me një kamion me ndihma për t’u siguruar personalisht që ato të mbërrijnë në duar të sigurta për ata që kanë më nevojë.

Rina Balaj

Këngëtarja Rina Balaj ka treguar se familja e saj është e gatshme të ofrojë shtëpinë për të strehuar shqiptarët e prekur nga tërmeti. Ajo i takon një prej gjeneratave më të reja të artisteve në estradë, por që pëlqehet mjaft shumë nga publiku për zërin e saj. Rina Balaj është vetëm 20-vjeçe, por në kohën kur lindi ishte pikërisht lufta në Kosovë dhe për këtë i gjithë vendi ynë ishte strehuar në Shqipëri. Ndërsa tani, pas kaq shumë vitesh, kur populli shqiptar përjetoi një tragjedi tejet të madhe, familja e Rinës ka vendosur që të ofrojë strehim për dy familje në Istog. Në njoftimin e këngëtares të publikuar në “InstaStory” thuhet se familja e saj është e gatshme të mirëpresë dy familje të prekura nga tërmetet. Përveç Rinës, strehim për banorët e Thumanës dhe Durrësit kanë ofruar edhe artistë të tjerë si Genc Prelvukaj, Ledri Vula, Capital T etj.

Angela Martini

Angela Martini ka njoftuar se e ka strehuar një familje. Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është prekur po ashtu nga tragjedia në Shqipëri. Ajo ka ndërmarrë nismën duke hapur një llogari për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre. Madje, Martini ka dhënë sot lajmin e mirë se një prej familjeve të dëmtuara i është siguruar banesa ku do të strehohen. “Jemi duke zhvendosur familjen e parë me fëmijë dhe pa shtëpi në një banesë sot. Video së shpejti”, shkruan ajo në “Instastory”.

Ledri Vula

Ledri Vula ka lajmëruar se familja e tij ka vendosur që të lëshojnë rezidencat e tyre nëpër Prishtinë për familjet dhe njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Përmes një postimi në “Instagram”, Ledri Vula ka njoftuar se ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmetet. Reperi dhe familja e tij kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura. Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë. “Nuk je vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij. Në këtë ditë të vështirë të shumtë kanë qenë personat e njohur të ekranit që ofruan ndihmën e tyre. Ata treguan solidaritetin e tyre me anë të vlerave monetare apo strehimit të të prekurve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.