POLITIKË

Basha reagon për mbylljen e portaleve: Po mbytet zëri i qytetarëve, është një krim i rëndë

21:26 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari  Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pak minuta më parë për mbylljen e disa portaleve dhe faqeve në rrjetet sociale.




Përmes postimeve në rrjetin social “Twitter”, Basha  akuzon qeverinë se po shfrytëzon fatkeqësinë e tërmetit për ta arritur këtë gjë.

Në një postimi në  “Twitter”, Basha shkruan se të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha.

Basha i bën thirrje prokurorisë që të vihet menjëherë në lëvizje dhe të ndëshkohen ata që ndërmarrin përsipër nisma të tilla për të mbyllur mediat.

“Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, tha Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.