Show-Bizz

Bes Kallaku surprizon Bebe Rexhën në Bubq, ja dhurata simbolike që i dhuroi

19:26 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka mbërritur në Bubq ku do të ndërtojë dy shtëpi që mbetën të shkatrruara nga tërmeti i 26 nëntorit.




Rexha ishte e shoqëruar nga aktori i njohur Bes Kallaku, ky i fundit i dhuroi këngëtares një ´hajmali´ të vjetër nga zona e Krujës, duke e falenderuar për kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

“Kam një dhuratë për ty, kjo është hajmali. Siç erdhe ti këtu, që këta banorë mos të shikojnë keq me shtëpinë, ne po të japim një hajmali që ti mos pafsh kurrë keq në jetën tënde, dhe kjo hajmali sjell fat dhe është e zonës së Krujës dhe është mbi 150-200 vjeçare. Unë i koleksionoj dhe besoj që kjo ishte dhurata më e mirë për të dhënë, për mirëseardhjen tënde dhe kontributin tënd”, u shpreh aktori Bes Kallaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.