SHËNDET

Këshilla praktike për t’u mbrojtur nga tërmeti

12:00 - 02.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej rreth një javë Shqipëria është pushtuar nga ankthi, paniku dhe frika pas goditjes nga tërmeti që u mori jetën 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Toka ende vazhdon të lëkundet dhe instinkti i parë i gjithsecilit prej nesh ishte që të largohej me nxitim. A është vallë kjo gjëja më e zgjuar për t’u bërë në rast të një tërmeti? Në këtë artikull do të mësoni më shumë për hapat që duhet të merrni për t’u mbrojtur nga kjo forcë e ashpër e natyrës.
Çfarë të bëni përpara goditjes së tërmetit
Në rast të paralajmërimeve të autoriteteve për një tërmet të mundshëm, duhet të izoloni shtëpinë. Ekspertët rekomandojnë izolimin e dollapëve dhe rafteve që mund të bien përtokë në rast të një tërmeti. Hiqni nga raftet sendet e vyera, prej qelqi, llambadarët, pasqyrat, laptopët, vazot dhe objektet e rënda të varura në mur.
Largojini shtretërit nga zona e dritares dhe vendosni mbi to sendet më të rënda që keni në shtëpi dhe vendosini pranë një muri.
Çfarë të bëni gjatë një tërmeti
Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim.
E rëndësishme është që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.
Gjeni strehë në vendin më të afërt
Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni, por mos u fusni brenda. Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien. Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.
Strehohu, mbulohu
dhe mbahu fort
Që në goditjen e parë futuni nën një mobilie, siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty. Mos u fusni poshtë shtretërve apo dollapëve të lartë që mund të shemben. Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien. Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobilies nën të cilën jeni strehuar. Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.
Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurt që goditjet kanë mbaruar.
Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.
Pragu i derës
Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës. Megjithatë, këshillohet të mos qëndroni në prag të derës nëse mbi të gjendet një kondicioner. Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën.
Çfarë të bëni pas një tërmeti
Nëse jeni në shtëpi dhe i keni mbijetuar tërmetit, kontrolloni nëse keni pësuar ndonjë lëndim dhe vishni këpucë të rehatshme. Kontrolloni shkallët nëse mund të zbrisni dhe sigurohuni që nuk ka ndonjë rrjedhje gazi që mund të shërbejë për rënien e zjarrit.
Jini të vëmendshëm ndaj njoftimeve të autoriteteve.
Nëse nuk gjendeni në shtëpi, qëndroni aty ku jeni deri në një njoftim të autoriteteve.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.