Show-Bizz

Stresi pranë të prekurve të tërmetit/ Ja çfarë po bën reperi dhe 180 miqtë e tij

18:54 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një lidhje direkte për  “Ftesë në 5”, këngëtari i njohur Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” , tregoi në lidhje me nismën që ka marrë së bashku me miqtë e tij.




Këngëtari u shpreh se ata janë bërë një grup prej 180 personash dhe që nga dita që ndodhi tërmeti të gjithë së bashku kanë qënë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Aktualisht ndodhemi në fshatin Manzë të Vjetër së bashku me mikun tim nga Kosova Krenar Leci. Ne që nga dita që tërmeti ka rënë kemi shkuar shtëpi më shtëpi dhe kemi ofruar ndihmën tonë. Ne e kemi bërë që në fillim të ditur që nuk pranojmë para, por vetëm ndihma që i marrim nga vëllezërit tanë nga Kosova dhe nga vendet e tjera të Europës dhe ata i vendosim në dispozicion të njerëzve të prekur. Kemi ngritur çadra dhe kemi ofruar ushqime deri sa gjendja e tyre të stabilizohet.”, tha këngëtari.

Ndër të tjera ai shtoi:

“Unë u bëra gjashtë ditë që ndodhem mes këtyre familjeve, jam bërë një me problemet e tyre. Kam hyrë në botën e tyre dhe e kam shumë të vështirë që të largohem prej saj.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.